Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet e ndodhura në Bruksel dhe përplasjet e tij me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.
Para mediave, ai foli për afatin e marsit 2023, kur sipas BE-së duhet të përfundojë marrëveshja Kosovë – Serbi.
Ai ka treguar se ka propozuar që marrëveshja të arrihet edhe më herët, por që kjo s’u pranua na zyrtarët evropianë.
“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar Brukseli në ftesë. Në ftesën e Brukselit thuhet që bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Për herë të parë kemi afat. Dhe a din çka kam kërkuar, që të jetë shkurti, më shpejtë më mirë. Unë thash shkurti, ata thanë marsi. Unë pranova thash marsi, por ata e lanë krejt. Para marsit thoshte aty, e unë dojsha para shkurtit, që i bjen janari. E unë me atë e kom nxjerr biletën. 6 muaj në negociata për targat kemi qenë, zakonisht ka marrë pjesë ekipi i tij(zv/kryeministrit Bislimi). Mu më kanë thirrë për me ba marrëveshje para marsit 2023 edhe unë kam shku”, tha Kurti.