Lista Serbe ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Bruksel, targat KM do të mbesin në përdorim dhe se nuk do të shqiptohen gjoba për qytetarët serbë që kanë targa të tilla.
Madje nga Lista Serbe është thënë se pronarët e automjeteve me targa KM do të mund ta zgjasin vlefshmërinë e tyre.
“Dëshirojmë të informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe në momentin e skadimit të regjistrimit ekzistues do të mund ta zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit si më parë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Nga Lista Serbe thuhet se me marrëveshje, targa të reja nuk do të lëshohen.
“Qëndrimi ynë ishte të mbesin targat KM, të mos konfiskohen pronat e qytetarëve, të mos shqiptohen gjoba, e as të mos pengohet lëvizja e lirë e tyre. Kemi kërkuar që targat KM të mbeten, e jo të shtohet numri i tyre”, thuhet nga Lista Serbe.