Nis rrënimi i villave në Batllavë

Nis rrënimi i villave në Batllavë

Në Batllavë ka nisur rrënimi i vilave që janë ndërtime pa leje.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar Fatri Zhitia, zëdhënës në Komunën e Podujevës.

Ai tha se rrënimi i vilave pa leje ka nisur sot në mëngjes dhe pritet të rrënohen pesë vila.

“Ka fillu sot në mëngjes aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila me u rrënu. Ditën e hënë ka pas me u zhvillu ky aksion , policia ka kërku me u shty për sot për shkak të zhvillimeve”, tha Zhitia.

Ai tha se nuk ka rezistencë nga banorët aty dhe ato vila që po rrënohen janë ndërtime pa leje.

Related Articles