Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, duke reaguar për marrëveshjen e mbrëmshme ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për targa, ka thënë se në fakt kjo marrëveshje e mbyll zyrën për regjistrim dhe riregjistrim të automjeteve në Rashkë.
Trajkoviq ka shkruar në Twitter se targat “KM” kanë “mbetur” deri në skadimin e tyre.
“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja me akronimin KM për veturat e reja. Dhe targat ekzistuese KM “mbeten” – deri në skadimin e tyre”, ka deklaruar Trajkoviq.