Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manja përmes një konference për media tha se LDK-ja është kundër zvogëlimit të pagave në drejtësi.
Ai u shpreh se kjo qeveri është e vetmja në botë që në kohën e inflacionit të lartë i ulë pagat.
“Dje qeveria e Kosovës i dha goditje sistemit tonë të drejtësisë, në momentin kur ne ishim në pritje të vendimmarrjes për rritjen e pagave në sektorin publik, ndodhi e kundërta, qeveria i uli pagat. Kjo qeveri është e vetmja në botë, që në kohën e inflacionit të lartë i ul pagat. Ulja e pagave për gjyqëtarët dhe prokurorët, si dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është njëra nga goditjet më të mëdha të kësaj qeveria që i ka dhënë institucioneve të pavarura kushtetuese”, u shpreh ai.
Ai tha se ulja e pagave në ulja e pagave nënkupton ikjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve profesionist nga sistemi ynë i drejtësisë.
“Vendimi skandaloz i qeverisë, cënon punën edhe ashtu të cënuar të sistemin tonë të drejtësisë, i cili po goditet në të gjitha anët. Ulja e pagave nënkupton ikjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve profesionist nga sistemi ynë i drejtësisë”.
“Ulja e pagave nënkupton ngadalësimin e zgjidhjeve të rasteve në sistemin tonë të drejtësisë, edhe poashtu që janë të vonuara për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ulja e pagave, nënkupton stimulim të korrupsionit në sistemin tonë të drejtësisë. Ulja e pagave është goditje për vendosjen e rendit dhe të ligjit në shtetin tonë”, u shpreh ai.