Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit Çlirim Aliu, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën Prishtinë–Ferizaj.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:20, në Varrezat e Vjetra të Matiçanit.
Ndërsa falja e namazit të xhenazes do të bëhet në kohën e ikindisë, në Xhaminë e Matiçanit.
Çlirim Aliu humbi jetën mbrëmjen e 24 tetorit, në një aksident trafiku në Llapnasellë, ku u përfshinë motoçikleta me të cilën po udhëtonte dhe dy vetura.
Rrethanat e aksidentit fatal janë duke u hetuar nga organet kompetente.
