Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Nashec të Prizrenit, raporton Gazeta Enigma.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një  gëzhojë,  katër sfera metalike dhe një telefon celular” thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti është duke u hetuar.

Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Related Articles