Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla në fjalën e mbajtur në nisje të mbledhje së përbashkët mes kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës dha mesazhin për të zhdukur kufijtë mes dy vendeve.
“Në dekada kemi qenë të ndarë me mur, por kemi pasur në qendër njëri tjetrin. Do jemi dy entitete politike brenda BE. Sa më e bashkuar bashkësia shqiptare në rajon aq më i qëndrueshëm do jetë rajoni. Shqipëria dhe Kosova si entitet në Ballkan duhet t’i shndërrojmë kufijtë mes dy vendeve në formalë. Për këtë një rol kanë kuvendet tona”, tha Nikolla.
Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, ka nisur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni i Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti është pritur me këngë e valle tradicionale shqiptare nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.