Alibeaj në mbledhjen e dy kuvendeve: PD do ta shoh Serbinë vetëm me sytë e Kosovës

Alibeaj në mbledhjen e dy kuvendeve: PD do ta shoh Serbinë vetëm me sytë e Kosovës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Shqipëri , Enkeljed Alibeaj, ka thënë se Partia Demokratike mbështet përpjekjet për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, por se PD do ta shoh Serbinë vetëm me sytë e Kosovës.

“Ne jemi për paqe midis popullit serb dhe atij shqiptarë, por pa lëkundur mendojmë se të drejtën e kësaj shpalljeje e ka Kosova dhe populli i saj“, tha Alibeaj.

Alibeaj tregoi se janë në pritje të shqyrtimit në seancë të projekt-rezolutës për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

“Qëndrimi ynë i palëkundur është se cfarë është mirë për Kosovën, është mirë edhe për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Related Articles