Reagon Bashkësia Islame: I arrestuari për dhunim nuk është hoxhë

Reagon Bashkësia Islame:  I arrestuari për dhunim nuk është hoxhë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë ka reaguar pas lajmit se një hoxhë ka dhunuar një 21-vjeçare në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Në reagimin e BI-së në Fushë Kosovë thuhet se i dyshuari nuk është pjesë e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe nuk është fare hoxhë.

“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”, thuhet në reagim.

Sqarim për opinionPërkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së…Posted by Bashkësia Islame e Kosovës on Tuesday, May 18, 2021

Related Articles