Ambasadori italian e quan sukses të madh sekuestrimin e drogës: Krenar për bashkëpunim efektiv kundër krimit

Ambasadori italian e quan sukses të madh sekuestrimin e drogës: Krenar për bashkëpunim efektiv kundër krimit

Ambasadori italian, Nicola Orlando ka reaguar sot pas sekuestrimit të djeshëm të 400 kilogramë kokainë dhe arrestimin e shtatë personave, raporton Gazeta Enigma.

Sekuestrimi i drogës erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë & GDF zhvilluan veprimin më të madh ndonjëherë kundër drogës, duke kapur 400 kg kokainë. Sot ne festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Unë jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”, shkruan ambasadori italian.

Ndryshe, për aksionin e djeshëm ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë, duke e quajtur sekuestrimin e drogës fitore të madhe për sundimin e ligjit.

Related Articles