Sot në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur mbledhja e përbashkët mes këtij kuvendi dhe atij të Kosovës. Këtë mbledhje e kanë drejtuar kryetarët e kuvendeve, Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca.
Kryeministri Rama u ftua për fjalim nga kryekuvendari kosovar, Konjufca
“Tash e ftojmë për fjalën e tij kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, tha Konjufca.
Me të marë fjalën, Rama falënderoi Konjufcën duke ia thënë gabim emrin.
“Të nderuar kryetarë të kuvendeve tona, zonja Nikolla dhe zoti Konjufska, të nderuar deputetë dhe deputete të dy shteteve tona…”