Kievi drejt “ngrirjes”, akoma nuk ka zgjidhje të kolapsit energjetik

Kievi drejt “ngrirjes”, akoma nuk ka zgjidhje të kolapsit energjetik

Kievi është mbushur me dëborë dhe temperaturat kanë lëvizur rreth ngrirjes të dielën, ndërsa miliona njerëz brenda dhe përreth kryeqytetit ukrainas luftuan me ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje qendrore të shkaktuara nga valët e sulmeve ajrore ruse.

Moti i ftohtë po rrit gradualisht nevojat për energji të konsumatorëve, edhe pse punëtorët e riparimit po bëjnë të pamundurën për të rregulluar objektet e shkatërruara të energjisë, shkruan The Reuters.

“Prodhuesit e energjisë elektrike nuk janë ende në gjendje të rifillojnë furnizimin e plotë me energji elektrike pas sulmeve raketore të Rusisë të mërkurën dhe nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kursejnë energjinë duke imponuar ndërprerje”, u tha në deklaratë.

Related Articles