Liderët shqiptarë bashkë në kafe në qytetin e Vlorës

Liderët shqiptarë bashkë në kafe në qytetin e Vlorës

Pas përfundimit të ceremonisë e festimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, liderët shqiptarë vizituan muzeun në Vlorë dhe pinë kafe sëbashku.

Aty u pa presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Në ceremoninë e festimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, Begaj tha se kombin shqiptar i bashkon aspiratat euro-atlantike.

Para krerëve institucional të Kosovës, presidenti shqiptar tha se pavarësia e Shqipërisë mbetet vepra më e madhe e kombit shqiptar. 

Related Articles