Kamioni “bën petë” ambulancën, vdes shoferi dhe pacienti

Kamioni “bën petë” ambulancën, vdes shoferi dhe pacienti

Një tragjedi ka ndodhur në zonën e Ankonës, në Itali, përgjatë kryqëzimit midis daljes veriore dhe SS76.

Një kamion u përmbys dhe stypi një ambulancë të Kryqit të Kuq dhe një makinë.

Shoferi dhe paciienti brenda ambulancës humbën jetën, ndërsa shoferi i makinës tjetër u plagos rëndë.

Drejtuesi i kamionit ka mbetur i padëmtuar por në gjendje shoku.

Kryqëzimi që lidh rrugën shtetërore 76 “della Val d’Esino” dhe autostradën A14 është mbyllur përkohësisht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, policia rrugore dhe ambulancat, shkruan abcnews.

Related Articles