Dua Lipa dje u pajis me nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj.
Lipa ishte e pranishme bashkë me familjen e saj në presidencë, dhe u shpreh krnenare që tash e tutje do të jetë edhe “zyrtarisht” shqiptare.
Lipa veçse është lajm në botë me sukseset e saj globale, por kësaj radhe ata kanë marrë të shkruajnë edhe për këtë rast.
Mediat si BBC-ja, Euronews, e deri te revista prestigjioze Rolling Stone kanë shkruar për Duan shqiptare.