Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur gjatë ditës së djeshme në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore.
Mediumi serb në Kosovë, “Kossev”, raporton se viktimat që u sulmuan teksa ishin në shëtitore janë të moshës së re.
Mediumi “Kossev” raporton se të rinjtë pas sulmit janë larguar menjëherë.
Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër personat e sulmuar kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit.
Sipas këtij raportimi, njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.
Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.
Rastin e ka bërë të njohur edhe Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh.