Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr pjesë në varrimin e shtatzënës që u vra në oborrin e QKUK-së.
Ajo gjatë ditës tha se në rastin e vrasjes së 35 vjeçares ka pasur dështim zinxhiror, por që janë në pritje të një raporti.Haxhiu ka sqaruar se Prokuroria ka dështuar që ta parandalojë këtë rast ngase siç tha ajo krimineli është liruar në procedurë të rregullt edhe pse ka pasur prova për dhunë në familje.
Kur foli për mundësinë e dorëheqjes ajo tha se MD-ja i ka kryer të gjitha kompetencat që ka.