Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar 83 raste brenda 24 orëve të fundit.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 259 pacientë dhe janë kryer 2 mijë e 704 testime.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 154 mijë e 804 persona janë infektuar me COVID-19, 146 mijë e 302 janë shëruar, 5 mijë e 232 kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 270 raste aktive.