Komuna e Prishtinës ka testuar sot sistemin e alarmit publik.
Ky alarm është dëgjuar në orën 12 e 5 minuta në gjithë Prishtinën.
Testimi i fundit i këtij alarmi ishte bërë më 2 qershor të këtij viit.
Në videon e siguruar nga Klankosova.tv, dëgjohen tingujt e njëtrajtshëm në sheshin “Skënderbeu”, derisa qytetarëve, që gjendeshin aty, si duket nuk u lanë përshtypje.