Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se është duke vazhduar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 12 dhjetor 2022.
Sipas KQZ të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së; Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Mediave) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i- vezhguesve-te-subjekteve-politike/•
Njoftimi i plotë:
Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 12 dhjetor 2022.
Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Mediave) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/
Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediave do të përfundojë më 13 dhjetor 2022;
Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Subjekteve Politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje.