Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë ka thënë në Tiranë se Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin problemet mes vete.
Ai para se të hyjë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se e kupton sa komplekse është çështje, por duhet për progres për të mirën e stabiliteti të Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, të dy palët duhet të lëvizin për ta arritur një zgjidhjeje.
“Gjithmonë inkurajojmë dialogun mes Prishtinës e Beogradit që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptojmë kompleksitetin e kësaj çështjes, por kështu jemi të vetëdijshëm për faktin që kjo çështje duhet zgjidhur. Të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas, pa u zgjidhur kjo do të jetë e vështirë që të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, ka deklaruar ai.