Mali i Zi do t’i dhurojë Ukrainës 11 për qind të buxhetit ushtarak

Mali i Zi do t’i dhurojë Ukrainës 11 për qind të buxhetit ushtarak

Mali i Zi do t’i dhurojë Ukrainës 11 për qind të buxhetit të tij ushtarak, tha të hënën zyra e kryeministrit.

Dhurimi, së bashku me “pritjen e mijëra refugjatëve”, tregon “vendosmërinë e qartë të qeverisë malazeze për të mbështetur mbrojtjen e ukrainasve”, thuhet në deklaratën e Zyrës së kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviqi dhe presidenti ukrainas Zelensky, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët të hënën, sipas kanalit Telegram të Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

“Sot ne nënshkruam Deklaratën e Përbashkët, e cila përcakton fushat prioritare të bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Malit të Zi në kuadër të kursit strategjik të vendit tonë për anëtarësimin e plotë në NATO”, tha Zelensky në postimin në Telegram.

“I jam mirënjohës Malit të Zi për mbështetjen e fortë politike dhe ndihmën e rëndësishme praktike për Ukrainën”, shtoi ai.

Ndërkohë, Abazoviq tha në Twitter se Mali i Zi “dëshiron paqe”.

Related Articles