Policia ka arrestuar 25 persona në bastisje nëpër Gjermani nën dyshimin se po bënin planifikim për ta rrëzuar qeverinë, raporton BBC.
Raportohet se grupi i të djathtës ekstreme dhe ish-figura ushtarake kishin planifikuar të futeshin në ndërtesë të Parlamentit, Reichstag, dhe të merrnin pushtetin.
Një gjerman 71-vjeçar, të cilit po i referohen si princi Heinrich XIII, dyshohet se ka qenë figura qend rore prapa planeve.
Arrestimet janë bërë nëpër 11 shtete gjermane, ka njoftuar prokuroria federale.
Të dyshuarit janë anëtarë të grupit ekstrem Reichsburger, që gjatë ka qenë nën vëzhgim nga policia gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Po ashtu ata refuzojnë ta njohin Gjermaninë si shtet modern.
Afro 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë planifikuar ta rrëzojnë republikën dhe zëvendësojnë me një model siç ishte Gjermania e vitit 1871.
“Ne nuk e kemi ende emrin e këtij grupi”, ka thënë zëdhënësja e zyrës së Prokurorisë Federale.
Në aksionin u përfshinë rreth 3000 forca policore, ndërsa kontrolluan 137 objekte në pronësi të mbi 50 të dyshuarve.