Serbi: Autoambulanca shtyp këmbësoren e moshuar dhe e fut nën rrota

Serbi: Autoambulanca shtyp këmbësoren e moshuar dhe e fut nën rrota

Shoferi i një autoambulance në Beograd të Serbisë, ka bërë një veprim që ndoshta kurrë nuk do të dokumentohej nëse nuk do të filmonin rastin kamerat e sigurisë.

Furgoni i autoambulancës me targa BG-2359 po lëvizte mbrapa, duke mos e ditur se ishte një këmbësore i moshuar duke ecur.

Në momentin që shoferi i autoambulancës filloi ta lëvizë mjetin motorik, e goditi gruan e moshuar të cilën e futi nën mjet dhe e tërhoqi zvarrë.

E ajo çfarë është më e tmerrshme kur mjeti u ndalë, infermierët dhe mjekët dolën jashtë duke mos e vërejtur fillimisht fare të moshuarën.

Megjithatë njëra prej tyre derisa po largohej nga mjeti e pa nën rrota. Aty reagoi edhe pjesë tjetër e punonjësve që arritën ta nxjerrin nga furgoni.

Pavarësisht se e shtypi dhe e futi nën rrota gruan e moshuar, ajo duket se nuk humb vetëdijen dhe arrin të komunikojë me ta.

Ngjarja ka ndodhur më 3 dhjetor, kurse deri më tani nuk janë deklaruar fare as nga policia e madje edhe na spitali që ka në pronësi këtë autoambulancë.

Related Articles