Ndonjëherë margaritarët nga propaganda e ashpër serbe kundër Kosovës e kapërcejnë edhe kufirin e seriozitetit. Tani Petkoviq i ankohet botës se është thyer një xham i një serbi në Koretishtë, duke pretnduar “se ky është terror ndaj pakicës serbe në Kosovë”.
Petar Petkoviq ka “alarmuar” se mbrëmë në Koretisht është thyer xhami i një dyqani në pronësi të serbit Sërgjan Todoroviq dhe ka shtuar se kjo është “vazhdimësi e terrorit ndaj serbëve në mënyrë që ata të largohen nga vatrat e tyre”, shkruan portali serb “Kosovo Online”.
Petkoviq ka shkruar në profilin e tij në Twitter se “këto sulme në dukje të izoluara janë pjesë e një fushate më të gjerë terrori për të frikësuar serbët”.
“A ka fund dhuna e Kurtit kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi? Në dyqanin e Sërgjan Todoroviqit në Koretishtë afër Gjilanit, u thye xhami. Sulme të tilla në dukje të izoluara janë pjesë e një fushate terrori dhe një plani më të gjerë për të frikësuar serbët dhe për t’i përzënë ata nga vatrat e tyre. Ndaloni dhunën ndaj serbëve”, ka shkruar Petkoviq, duke e bashkëngjitur edhe fotografinë e xhamit të thyer.