Obiliq: Vodhi pajisje pune, arrestohet 18-vjeçari

Obiliq: Vodhi pajisje pune, arrestohet 18-vjeçari

Policia mbrëmë në Obiliq ka arrestuar një 18-vjeçari i dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”.

Siç bën të ditur policia, rasti është raportuar më 1 dhjetor ku nga dy persona të dyshuar, dyshohet të jenë vjedhur disa pajisje pune.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit, pas marrjes së disa veprimeve operative ka rezultuar me arrestimin e njërit nga personat e dyshuar, si dhe gjetjen e sekuestrimin e mjeteve të cilat janë raportuar të vjedhura. Personi i dyshuar D.G, mashkull, 18 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e hetuesve”, thuhet në njoftim.

Related Articles