Gashi: Këta janë tre viktimat e luftës nga Prekazi të cilët nuk po i përkujtojmë kurrë

Gashi: Këta janë tre viktimat e luftës nga Prekazi të cilët nuk po i përkujtojmë kurrë

Publicisti kosovar, Shkëlzën Gashi, përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘facebook’ ka përkujtuar krimet makabre të bëra nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.

Gashi ka përkujtuar krimin e shtetit serb të bërë më 5 mars 1998 ku kishin vrarë 59 veta në Prekaz, tre në Polac, dy në Llaushë, dy në Turiqec, një në burojë dhe një në Tushilë.

Gashi thotë se nga gjithë këta, 40 viktima kanë qenë civil të paarmatosur, përfshirë 26 gra dhe 14 meshkuj. 18 nga viktimat kanë qenë të mitur, pesë mbi moshën 65 vjeçare, nga ta 37 shqiptarë dhe tre romë.

Arsyeja pse Gashi ka shkruar për këtë krim të serbëve janë tre viktimat e kombësisë rome, Fatime Gashi 50 vjeç me fëmijët e saj Gazmendin 16 vjeç dhe Makfireten 13 vjeçe.

Ai ka shkruar se po bëhen gati 25 vjet nga vrasja dhe Fatmija, Gazmendi dhe Makfiretja nuk po përkujtohen kurrë.

Postimi i plotë:

Related Articles