Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, i ka adresuar një sërë kritikash për programin qeverisës të Qeverisë Kurti.
Ismaili ka kërkuar nga qytetarët që të lexojnë atë, pas të cilës ka thënë “se qytetarët do të jenë më kritikë ndaj opozitës, që nuk e ka kritikuar programin sa duhet”
“Po e nisi këtë diskutim me një kërkesë drejtuar qytetarëve: Ju lutem lexojeni programin qeverisës. Është kontratë e ministrave me ju, të financuar nga buxheti që e jepni ju. Nëse e lexoni këtë do ta kritikoni opozitën që nuk kemi qenë më kritikë ndaj këtij programi. Programi nuk prezanton kërkesat e qytetarëve. Qytetarët nuk e kanë të qartë kur fillon e kur mbaron projekti. Nuk e kanë të qartë më cfarë buxheti. Nuk ka afate kohore e as plan për implementim”, ka thënë Ismaili në Kuvend.
Duke folur për arsimin, Ismaili ka thënë se këtij sektori i është kushtuar vetëm në rresht dhe ka kritikuar krahasimet që po bëhen me sistemin arsimor të Gjermanisë.
“Çështja e arsimit në tërë globin është më brengosëse në botë. Kjo situatë u quajt katastrofë e brezave. Qeveria Kurti e injoron këtë problem në tërësi. Është vetëm një rresht dhe thuhet se do të mirren me këtë çështje pas pandemisë”, shtoi Ismaili.