AAK s’merr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani për zgjedhjet në veri

AAK s’merr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani për zgjedhjet në veri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Këtë e bëri të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i AAK-së, Kushtim Xhemaili.

Xhemaili tha se qëndrimi i AAK-së vazhdon të mbetet shtyrja e mbajtjes së zgjedhjeve, prandaj s’është e nevojshme pjesëmarrja në takimin e thirrur nga Osmani.

“Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Këtë qëndrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim me Presidenten”, tha Xhemaili.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 14:30 ka ftuar në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Related Articles