”Të shmanget çdo formë tensioni që rrezikon sigurinë e Kosovës”

”Të shmanget çdo formë tensioni që rrezikon sigurinë e Kosovës”

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Meta apelon të shmanget çdo formë tensioni që minon sigurinë e Kosovës dhe shton rrezikun për paqen dhe stabilitetin.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre. Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.” , tha Meta.

Related Articles