Thomas Muller dhe Mats Hummels janë kthyer në Kombëtaren e Gjermanisë për Kampionatin Evropian 2020, pas dy vjetëve mungesë.
Trajneri i Gjermanisë Joachim Low i përfshiu ata në listën prej 26 futbollistëve të ftuar për Euro 2020, që nis më 11 qershor, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi i Bayern Munich Muller dhe mbrojtësi i Borussia Dortmundit Hummels u përjashtuan nga ekipi kombëtar në vitin 2019 nga trajneri Low, i cili synonte të krijonte hapësirë për gjeneratën e re të futbollistëve.
Por Low e ka bërë një kthesë të papritur dhe ka vendosur të mbështetet në dy prej veteranëve të i përzuri dikur.
Hummels u shpreh i lumtur që u kthye në Kombëtare dhe këtë e shprehu në një reagim në Twitter.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të luaj për Gjermaninë përsëri”, shkroi Hummels.