Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi sot se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë në seancën plenare të PE rreth situatës në veri të Kosovës.
Në lidhje me çështjen, gazetarja e Abc Erisa Zykaj raporton nga Brukseli se tensionimi i situatës në veri bëri që Parlamenti Europian të fusë sot me urgjencë në rendin e ditës çështjen e Kosovës.
Josep Borrell do të mbajë pasditen e sotme një konferencë për shtyp ku do të njoftojë nëse ka mundur të arrijë dakordësi për datën e takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti të Kosovës, Aleksandër Vuçiq.
Kjo është hera e dytë që BE-ja dhe KFOR-I sinkronizohen për papranueshmërinë e dhunës në veri të Kosovës dhe për faktin që çështja duhet të zgjidhet me dialog mes dy vendeve.
“Të gjithë bëjnë thirrje që zgjidhja nuk është në rrugë, kërkohet rivendosje e dialogut menjëherë përmes Borrell”, raporton Erisa Zykaj nëpërmjet një lidhjeje me Skype nga Brukseli për Abc Live.
E pyetur se çfarë e pret Serbinë, Zykaj tha se Beogradin e pret ndëshkimi.
Serbia po mundohet të tensionojë situatën deri në mars të 2023-it, sepse propozimi nuk është në favor të Serbisë, por në favor të Kosovës.
Ajo që do të përfitojë Serbia është ngritja e bashkësisë së së komunave me shumicë serbe në Kosovë. Tashmë Serbia është në krahun e agresorit, Rusisë dhe ka humbur mbështetjen e BE-së. Asnjë shtet i BE-së as nuk do të hapë, as nuk do të mbyllë negociatat me Serbinë, Serbia është trazues kryesore në veri të Kosovës./abcnews.al