Situata vazhdon të jetë e qetë në Veri të Mitrovicës

Situata vazhdon të jetë e qetë në Veri të Mitrovicës

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës duket e qetë të hënën një ditë pasi Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan për incidente në këtë pjesë të Kosovës.

Raportohet se në Lagjen e Boshnjakëve që është pjesë administrative e Komunës së Mitrovicës së veriut jeta duket se zhvillohet normalisht, derisa vërehet prezenca e patrullave policore.

Objekti i Prokurorisë që ndodhet në këtë lokacion punon, por qepenat i kanë gjysmë të mbyllura.

Si në pjesët tjera të veriut edhe këtu shkollat sot kanë qenë të mbyllura.

Ngjarjet e së dielës ngjallën reagime të shumta të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje të dielën forcave të KFOR-it që të garantojë lirinë e lëvizjes duke zhbllokuar rrugët në veriun e Kosovës ndërsa akuzoi Serbinë për mbështetje të bandave kriminale që sipas tij po bëjnë përpjekje që të destabilizojnë Kosovën.

Related Articles