Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt.
Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën “Bekim Berisha” në Prizren, ku një grua ka konsumuar preparate kimike dhe për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se gruaja është pranuar në këtë qendër pak para mesnatës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.
Siç mëson Sinjali, gruaja 45-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, si pasojë e divorcit nga bashkëshorti i saj. Kjo situatë e ka rënduar jashtëzakonisht shumë dhe e ka çuar drejt mendimit për vetëvrasje.
Familjarët u tronditën kur e morën vesh, me ç’rast e dërguan në spital, teksa për rastin është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit, i cili i ka urdhëruar inicimin e rastit si “Tentim vetëvrasje”.
Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.