Në gusht i mbushi të 100-at.
Por, me aktivitetin e tij fizik, Leo Savino vështirë të dallohet se i ka aq.
Burri nga Pensilvania i kalon nga tre orë në ditë në fitnes duke ushtruar.
Ai çdo ditë nga ora 7:30 e mëngjesit e deri në ora 10:30, bën kardio dhe ngrit pesha.
E këtë ai e bën që nga viti 1986-të.
Savino tha se po ndihet sikur të ishte 30 vjeç, e kjo sipas tij është edhe sekreti i tij i jetëgjatësisë.
“Nuk po mundem sikur në kohërat kur isha i ri, por po ia dal disi. E di, nëse dua ta shijoj jetën duhet ta bëj këtë”, tha ai.
“Ushtrimet janë më të mirat se ilaçet. Shumë njerëz jetojnë me pilula, por unë jo. Unë marrë ilaçe vetëm për shtypjen e lartë të gjakut”, shtoi ai.