Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me zyrtarizimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova është duke treguar orientimin e saj euroatlantik.
“Sot po bëjmë hapin e parë drejtë anëtarësimit në BE. Aplikimin për anëtarësim të nënshkruar sot do t’ia dorëzojmë Presidencës së Çekisë të Bashkimit Evropian. Është moment historik me të cilin synojmë hapjen e një kapitulli të ri”, ka theksuar Kurti.
“Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella që të avancojmë demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Shpejtësia me të cilën do të ecim varet nga ne”.