Kurti takohet me Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Kurti takohet me Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, kryesuar nga ish- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.

“Duke biseduar për vendimin për aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, Kryeministri Kurti theksoi se i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë njoftim u bë e ditur se u theksua besimi se momenti është i duhur, duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon.

“Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë shprehu mbështetjen e pakursyer për Qeverinë e Republikës së Kosovës.U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të nismave në mbështetje të proceseve integruese të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu kënaqësinë dhe përkrahjen e plotë për aplikimin e sotëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles