Spanja, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin pavarësinë e Kosovës.
Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk beson që këto vende do ta pengojnë vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Siç e dimë kur ne e kemi firmosur marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit, pesë shtetet që nuk e njohën shtetin e Kosovën ishin dakord. Nuk besoj që pakica e shteteve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës do të jenë kundër nesh që të jemi në familjen evropiane”, tha Kurti.
Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë aplikim, ai ia ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian