Amrabat zbulon bisedën interesante që kishte në fushë me Giroud

Amrabat zbulon bisedën interesante që kishte në fushë me Giroud

Sofyan Amrabat ishte një nga lojtarët më të dalluar të Marokut në Kupën e Botës teksa mesfushori që aktivizohet me Fiorentinën në Serie A ishte “truri” i skuadrës së trajnerit Walid Regragui në fushë.

Megjithatë, në gjysmëfinale, francezët dhe tekniku Didier Deschamps i kishin marrë mirë masat ndaj 26-vjeçarit, me Olivier Giroud që ishte udhëzuar ta ndiqte këmba-këmbës lojtarin e Marokut. Këtë e zbulon edhe vetë Amrabat, i cili thekson se komunikoi me Giroud në fushë duke i kërkuar ta linte të qetë.

“Franca vendosi që qendërmbrojtësit tanë t’i linte të lirë. Sulmuesi i tyre, Giroud më nidqte këmba-këmbës në fushë dhe në një moment i thashë të ndalej. Por, më tregoi se kishte udhëzim për të mos e lënë të qetë. Më vjen keq që nuk mundëm të bënim më shumë, por ishte e vështirë pasi pësuam një gol “idiot” në fillimin e lojës. Ata e patën më të lehtë sepse luanin me ndeshjen që ishte në rezultatin 1-0”, u shpreh Amrabat.

Related Articles