Argjentina – Franca, ky është bilanci i dy kombëtareve në ndeshjet direkte

Argjentina – Franca, ky është bilanci i dy kombëtareve në ndeshjet direkte

Kupa e Botës është tashmë në fazën e saj finale, me dy ndeshjet e fundit që do të luhen nesër dhe pasnesër.

Të shtunën nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut, kurse të dielën në të njëjtën kohë, do të zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës.

Argjentina dhe Franca e kanë fituar nga dy herë Kupën e Botës FIFA, por Argjentina mban avantazhin ballë për ballë në ndeshjet direkte me gjashtë fitore, Franca ka tre dhe tre ndeshje të tjera kanë përfunduar me barazime.

Kur jemi tek kompeticioni i këtij viti, vendi i parë do të shpërblehet me 40 milionë euro, shumë kjo që do të shkojë tek Argjentina apo Franca.

Vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro dhe për të të tretin 26 milionë euro. Shuma prej 40 milionë eurove është shifra më e madhe që ndonjë kombëtare ka marrë ndonjëherë.

Related Articles