Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në Strellc të Deçanit.
Në të janë përfshirë tri vetura, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe janë përfshirë tri vetura, kurse një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi.
Ai tutje ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore për t’i hetuar rrethanat e aksidentit.