Arrestohet një 21-vjeçar në Skenderaj, në veturën e tij u gjetën tetë pistoleta dhe 520 plumba

Arrestohet një 21-vjeçar në Skenderaj, në veturën e tij u gjetën tetë pistoleta dhe 520 plumba

Në orët e pasdites së sotme, Policia në Skenderaj ka konfiskuar disa armë dhe një sasi të municionit.

Sipas njoftimit, konfiskimi i armëve është realizuar në kohën kur njësia policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, ku gjatë kontrollit të detajuar në automjet janë gjetur tetë armë të shkurtra (pistoleta) të kalibrave të ndryshëm dhe municion në sasi prej 520 copë të kalibrave të ndryshëm.

Në cilësinë e dyshuarit për posedim të armëve dhe municionit është arrestuar 21-vjeçari me inicialet L. Z., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Armët dhe municioni janë konfiskuar nga ana e policisë dhe do te procedohen ne cilësinë e provave materiale”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa hetimet e mëtejme do të vazhdojnë ne lidhje me këtë rast. 

Related Articles