“Ata po arrestojnë dhe ngacmojnë serbët, ndërsa thonë se po punojnë për deeskalim”

“Ata po arrestojnë dhe ngacmojnë serbët, ndërsa thonë se po punojnë për deeskalim”

Presidenti i Aleksandar Vuçiq tha se as “Kosovës dhe as gjithë të tjerëve shteti i Serbisë nuk do t’u dorëzohet atyre në një pjatë, ashtu siç ata do të donin dhe se Serbia i përket popullit të saj”.

“Duhet të shpëtojmë vendin, do të kemi sukses në tërheqjen e investimeve dhe rritjen e PBB-së, pagave dhe pensioneve dhe në rritjen e standardit të jetesës, por ne duhet ta shpëtojmë vendin tonë”, tha Vuçiq në kongresin e SPS-së.

Vuçiq thotë se ditëve të kaluara është vërejtur shumë logjikë lidhur me ngjarjet në Kosovë. “Këta miqtë dhe partnerët tanë perëndimorë thonë se Prishtina e ka de-përshkallëzuar konfliktin që kur i kanë shtyrë zgjedhjet dhe vetëm 15 orë para kësaj kanë ardhur me tyta të gjata për të pushtuar katër objekte të komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës. Ata nuk e dinin 15 orë më parë se çfarë do të bënin”, ka theksuar Vuçiq.

Ai theksoi se po arrestojnë dhe ngacmojnë serbët dhe po ashtu thonë se po punojnë për deeskalim. “Dhe pastaj në mëngjes e arrestuan Sergjan Trajkoviqin duke e akuzuar për krime lufte, edhe pse ka punuar në policinë e Kosovës për gati nëntë vjet dhe tani nuk kontakton me familjen e tij dhe nuk merr ilaçe. Ata kanë thirrur gjithë ditën dje, nuk ka i huaj që nuk ka thirrur dhe nuk ka thënë – gabim i tmerrshëm dhe shkatërrim i demokracisë, fakti që këshilltarja e Kurtit ose dikush që përfaqëson interesat e tyre, dhe jo interesat e vendit dhe popullit të tyre, ka pritur në kufi, duke kaluar dy orë, imagjinoni ato tortura të tmerrshme dhe pastaj kupton se pas gjithë kësaj, pas atyre 0.1 ose 0.5 për qind janë ata që duan që serbët dhe qytetarët e Serbisë të jenë ata që do t’ua japin shtetin e Serbisë në pjatë”, tha Vuçiq.

Related Articles