Policia e Serbisë në Pikë Kalimin Kufitar Merdare, e kanë ndaluar sot rreth orës 12:00 kryetarin e Lëvizjes “Odgovor” me seli në Beograd Boban Bogdanoviqin, derisa po vinte në Prishtinë.
Lajmin për ndalimin e tij e ka konfirmuar ministri për Kthim dhe Komunitete Nenad Rashiq.
“Sot policia serbe në Merdare e kanë ndaluar Boban Bogdanoviqin, kryetarin e Lëvizjes Odgovor 12.00 derisa po vinte në Prishtinë. Atë e kanë zbritur nga autobusi dhe ua kanë marrë dokumentet dhe po mbahet aty tash rreth dy orë”, tha Rashiqi për Sinjalin.
Ministri më tej theksoi se e njejta procedur sikur i ka ndodhur edhe këshilltares së MKK Rada Trajkoviqit e cila vazhdon të jetë e shtrirë në Spitlain e Prokuples dhe gjendja shëndetësore është e mirë.
Me 14 dhjetor 2022 Iniciativa Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, me seli në Graçanicë dhe Lëvizja “Odgovor” me seli në Beograd, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe përfaqësimi të përbashkët.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar me qëllim, siç kanë thënë Nenad Rashiq dhe Boban Bogdanoviq, të përmirësojnë kushtet në mënyrën më të mirë dhe më efikase të jetës së serbëve në Kosovë dhe të kontribuojë në bashkëjetesën e qëndrueshme të serbëve dhe shqiptarëve.