Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se 97 mijë e 690 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus që nisi në muajin shkurt.
Në njoftimin e publikuar së fundmi thuhet se 420 trupa janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit, shkruan Skynews.
Ukraina publikon rregullisht vlerësime për humbjet ruse, por është e rëndësishme të theksohet se ato janë vazhdimisht shumë më të larta se ato të ofruara nga Rusia dhe agjencitë perëndimore.