Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Pejë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.
Kështu tha Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.
Ai theksoi se ka vetëm dëme materiale tek një lokal (mishtore).