Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në Policia se derisa ka qenë duke shëtitur, i kanë dalë gjashtë persona ku sipas tij dy prej tyre kanë pasur armë, ndërsa të tjerët shkopinj druri.
Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në shëtitoren ‘Enver Zymberi’ në Vushtrri, të shtunën rreth orës 21:00.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.