Gjilanasi theret me thikë, arrestohet i dyshuari

Gjilanasi theret me thikë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një i dyshuar nga Gjilani pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një tjetër person duke e goditur me thikë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gjilan, mbrëmë rreth orës 22:05.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njoftoi Policia e Kosovës.

Related Articles