Serbë të dehur protestojnë pranë kufirit me Kosovën

Serbë të dehur protestojnë pranë kufirit me Kosovën

Trupat e KFOR-it janë vendosur në pikën kufitare në Jarinje, pasi nacionalistë serbë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, Malit të Zi dhe Republikës Serbe të BeH-së janë mbledhur në afërësi të kësaj pike kufitare.

Grumbullimi i këtyre serbëve ka filluar në orën 13:00, derisa shihen duke konsumuar pije alkoolike dhe duke bërë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ata nuk janë lejuar të afrohen drejt pikës kufitare nga një kordon i policisë serbe. Kjo protestë është organizuar nga dega në Serbi e grupit famëkeq paramilitar rus Wagner si dhe grupe tjera djathtise, të afërta me Rusinë.

Ndërkohë, bandat kriminale serbe kanë vazhduar edhe dje me vendosjen e barrikadave të reja në rrugët alternative në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë  të shtunën se çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Ai ka thënë veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës, duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.

Related Articles